Një aksident i rënë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë-Milot.
Nga aksidenti ka humbur jetën L.D, 50-vjeç, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonin rezulton në pronësi të Juljan Kaxhi Kocja.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.
Krujë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Albeu.com/