Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari (EMRI)

Ditën e sotme, një aksident me pasojë vdekjen e një 25 vjeçari, ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25-vjeç, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 18.03.2025 11:56