Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 3 5 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.


Shtuar 10.01.2026 19:33