Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën polici i kufirit, ka të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në rrugën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldare.

Një furgon me targa serbe dhe një makinë me targa shqiptare janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi shqiptar.

Burime bëjnë me dije se shoferi ishte  polic kufiri, Gazmir Zhuka, i cili vdiq në  vend si pasojë e përplasjes së dy makinave, ku kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Autoambulanca dhe dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Kujtojmë se një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur sot në vendin tonë në mëngjes. Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mu mbeti i vrarë Visar Meshi 35 vjeç dhe të lënduar dy të tjerë.

/albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 12:10