Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplasen 4 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Rinasit, ku paraprakisht raportohet se janë përfshirë 4 automjete.

Aksidenti ka shkaktuat trafik ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur patrullat e policisë.

Ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e aksidentit.


Shtuar 20.05.2021 16:59