Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake nga burime në vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.
Të lidhura
None found
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
