Aksident i rëndë në rrugën e kombit, humb jetën një person (VIDEO)

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në aksin rrugor, Rubik – Rreshen ku një autobus është përplasur me një mjet tip “Land Rover”.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetë shoferi i mjetit i i cili nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .


Shtuar 20.07.2021 18:01