Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në aksin rrugor, Rubik – Rreshen ku një autobus është përplasur me një mjet tip “Land Rover”.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetë shoferi i mjetit i i cili nuk është identifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .