Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, përgjatë aksit të vjetër nacional Lushnjë–Berat. Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçarja që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me barrierat anësore të një ure.
Pas goditjes, makina është rrotulluar disa herë dhe ka mbetur e përmbysur në njërën anë të rrugës, në mes të aksit.
Të lidhura
None found
Drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të administruar provat, për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të rregulluar qarkullimin në atë zonë.
