Aksident i rëndë në Lezhë, raportohet për 4 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhe-Shëngjin.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pranë lagjes “Xhenjo”.

Gjithashtu mësohet se janë përplasur dy automjete dhe raportohet për 4 persona te plagosur.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/