Aksident i rëndë në Leposaviç, humbin jetën dy 25-vjeçarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Leposaviç. Si pasojë dy të rinj të moshës 25-vjeçare kanë humbur jetën.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dy makina janë përpasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër.

“Pas mesnate një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë për KoSSev, Munish Avdija, shef i  njësisë së komunikacionit në rajonin e Policisë së Kosovës në veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. dhe Gj.M., të dy 25 vjeç,  kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Pasagjeri i njërës prej makinave ndodhet në gjendje të rëndë. /albeu.com


Shtuar 10.04.2024 12:50