Aksident i rëndë në Laç, trafikndarësja ndan në mes makinën, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Laç, ku trafikndarësja ka ndarë në mes makinën.

Burime bëjnë me dije se shoferi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ai udhëtonte i vetëm, në momentin kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, identiteto i të cilit nuk dihet ende, dhe pas mbërritjes së ambulancës është bërë transportimi i tij drejt Tiranës.


Shtuar 11.07.2021 12:46

Tags: ,