Aksident i rëndë në Klos, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Cerujë të Klosit.

Një automjet ka përfunduar në greminë e për pasojë drejtuesi i tij dyshohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet.

Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 08:56