Aksident i rëndë në Klinë, ndërrojnë jetë 2 persona! Njëri prej tyre fëmijë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit fatal kanë ndërruar jetë dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 20:33