Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 35-vjeҫarja

Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje, është regjistruar rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz.

Një 23-vjeçar, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sakaq, Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen  rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 26.01.2024 09:07