Aksident i rëndë në Itali/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën (EMRI)

Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka 20-vjeç, nga Lezha banues në Itali.

Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar.

Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 23.01.2026 10:00