Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një drejtues automjeti ka përplasur një këmbësor.
Policia bën me dije, se si pasojë e plagëve të marra, këmbësori 62-vjeçar Nazif Zeneli ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat të riu që shkaktoi aksidentin tragjik.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
