Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje punëtorin që po rregullonte sinjalistikën dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Berat.

Një makinë ka përplasur për vdekje punonjësin e një firme që merret me sinjalistikën rrugore.

Viktima është identifikuar si Mentor Lama,nga fshati Thumanë, 45-vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).

Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 29.06.2022 00:17