Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Elbasan.
Sipas birimeve, aksidenti ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, pikërisht në fshatin Papër.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Sipas burimeve për albeu.com, në aksident është përfshirë një makinë tip “Ford”, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj.
Gjithashtu raportohet se në makinë udhëtonin 3 persona gjatë momentit të aksidentit, ku dy prej tyre kanë shpëtuar mrekullisht.
Paraprakisht dyshohet se shoferi humbi kontrollin për shkak të pagjumësisë./albeu.com/