Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas keq gruan! Pritet ambulanca (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek rrethi i Zaranikës në Elbasan.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se një automjet ka përplasur rëndë një grua të moshuar.

Momentalisht pritet të vijë ambulanca në vendin e ngjarjes, për transportimin e të lënduarës drejt spitalit.

Ndërkohë priten informacione shtesë mbi rrethanat e ngjarjes./albeu.com/