Aksident i rëndë në Durrës, raportohet për viktima

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Sipas burimeve nga policia makina ka përplasur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Inormacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 4.01.2022 19:00