Aksident i rëndë në Divjakë, një makinë përplas dy fëmijë të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë. Burimet bëjnë me dije se një makinë ka përplasur dy fëmijë të mitur.

Përplasja ka ndodhur në fshatin Mizë, ndërsa të miturit me inicialet E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, kanë ikur me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Sot rrreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 9.10.2021 13:29