Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e njohur si Boçevë.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet tjetër, ndërsa si pasojë, njëri prej mjeteve ka përfunduar i varur në një pemë pranë rrugës.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
