Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Një akisdent i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesin në autostradën Tiranë Durrës.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë, drejtuesi i saj, një 33-vjeçar, ka humbur jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi, 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 2.11.2023 10:06