Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 20-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, në zonën e Sukthit.

Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 18.11.2024 08:50