Aksident i rëndë në Astir, raportohet për viktima (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Astir.

Sipas burimeve, raportohet se një kamion ka goditur për vdekje një qytetare.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/