Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, “thërmohet” Fordi, shoferi rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është raportuar për disa të plagosur.

Raportohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetëm Mark Gera, i cili është nisur drejt spitalit të Lezhës.

Automjeteti tip “Ford” është i shkatërruar thuajse tërësisht.

Policia dhe ambulanca drejt vendit te ngjarjes.

Kryqëzimi i Shenkollit konsiderohet si një nga nyjet më problematike sa u takon aksidenteve. Në këtë pjesë të superstradës Lezhë – Milot degëzimi është problematik pasi drejtuesit e mjeteve që dalin nga rruga dytësore nuk kanë pamje të plotë të rrugës përshkak të mbrojtësve të urës si dhe ajo ka një dalje 90 gradë që e nxjerr makinën të ekspozuar ndaj mjeteve që lëvizin përgjatë superstradës./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 21:19