Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik.
Bëhet me dije se shoferi që drejtonte një mjet tip “BMË” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës.
Aksidenti ka qenë i fortë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona që ndodheshin në makinë. Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.