Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, vdes drejtuesi i mjetit, plagosen 2 të tjerë FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Fushë Krujë-Milot, ku si pasoje përplasjes së 2 automjetve ka humbur jetën njëri prej shoferëve Q.Sh., rreth 60 vjeç, ndërsa janë plagosur 2 të tjerë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:00.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 23.07.2021 22:54