Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasen dy makina, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Cakran. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur tre persona të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre nuk bëhet ende me dije.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.


Shtuar 24.06.2025 22:41

Tags: ,