Aksident i frikshëm/ Rrëzohet vinçi, një i vdekur dhe tre të plagosur

Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida.

Punonjësit ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij u lirua, thanë zyrtarët.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte në urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë me pjesën e vinçit. Dy prej të plagosurve, u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje.

Zyrtarët thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes. Në një konferencë shtypi, zyrtarët thanë se një ekuipazh ndërtimi që punonte në një ndërtesë të lartë ishte në procesin e “shkallëzimit të vinçit”, duke shtuar seksione në të për ta bërë atë më të lartë kur një platformë ra nga ndërtesa.


Shtuar 5.04.2024 08:07