Aksident i frikshëm në Laç, një shtetas sillet me urgjencë në Tiranë

Një shtetas i cili po drejtonte një motorcikletë ka përfunduar jashtë rruge dhe i plagosur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30,në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një lokali.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13 :30,në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një lokali, drejtuesi i një motoçikletë, ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes , si dhe identifikimin e drejtuesit të motoçikletës.


Shtuar 29.06.2021 14:28