Aksident i frikshëm në Klos, makina me 5 familjarë përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel-Klos ku janë plagosur 5 persona.

Mësohet se një mjet i llojit “Benz”, ku po udhëtonin të pestë personat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë aksit Burrel – Klos.

Për pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerët kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 


Shtuar 1.08.2021 17:34