Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë! Kamioni kthehet përmbys, shoferi përfundon tek Trauma

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin rrugor Droje-Fushë Krujë.

Raportohet se një kamion teksa udhëtonte në këtë aks ka dalë nga rruge e për pasojë është përmbysur anës saj.

Në këtë aksident i plagosur ka mbetur shoferi i këtij kamioni, Artur Sinani.

Ai është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore./albeu.com/