Gjashtë makina janë përplasur njëra pas tjetrës në autostradën Tiranë- Durrës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se në aksident nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Si pasojë e aksidentit, është rënduar dhe trafiku në autostradë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.