Aksident i “frikshëm” në aksin Lezhë-Laç, 4 të rinj të plagosur, dy prej tyre rendë

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur katër të rinj, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.