Aksident i frikshëm, momenti kur makina përfundon brenda në market (VIDEO)

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa një automjet ka përfunduar brenda një marketi.

Të aksidentuarit patën shumë fat, pasi arritën të shpëtonin, edhe pse aksidenti ishte vërtet i frikshëm.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina pushton dyqanin, duke thyer xhamin, ndërsa ka marrë para dy personat dhe më pas është përplasur me raftet.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i mjetit ka shtypur aksidentalisht gazin në vend të pedalit të frenave, raportojnë mediat amerikane.

Më pas mjeti ndalon dhe lëviz mbrapsht drejt hyrjes së dyqanit. Dy personat janë transportuar në spital me plagë të lehta.