Foto ilustruese
Një aksident fatal ka ndodhur në fshatin Zhym të Lushnjës.
Motori me drejtues shtetasin me iniciale Themi Çuko, 67 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë shoferi ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga./albeu.com