Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm.
Kreu i shtetit shprehet se ky investim, i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.
Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve, do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.