Ajeti: Duele vendimtare në Nations League, duam sukses si në vitin 2016

Arlind Ajeti është rikthyer në kombëtare, ndërkohë që sot ka dalë para mediave dhe ka folur për duelet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës.

“Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin. Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur”.

“Ftesa? Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri. Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë (Gjimshiti e Kumbulla) është e vështirë.

“Mundohem të jap më të mirën, si në Euro 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016. Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën. Kemi kundërshtarë të fortë. Të përgatisim mirë Izraelin për tri pikët, të shohim për vendin e parë pastaj”, tha Ajeti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 14:25