Linja ajrore Air Albania rikthehet sërish aktive në QKB.
Kompania Air Albania ishte me statusin ‘aktivitet i pezulluar’ nga QKB që nga data 1 shtator, pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues.
Situatën e kompanisë e komentoi dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila tha bilanci do të depozitohet sot dhe se situata do të zgjidhet brenda 24 orëve.
Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.