“Air Albania” braktis shqiptarët në mes të Italisë pa asnjë shpjegim për udhëtarët (VIDEO)

Radhë të gjata udhëtarësh janë krijuar në aeroportin e Malpensas në Itali.

Udhëtarët që kanë prerë biletat për të fluturuar me “Air Albania” drejt Shqipërisë, kanë mbetur në aeroport që prej mesditës së kësaj të hëne.

Nga informacionet mësohet gjithashtu se fluturimi drejt Shqipërisë duhet të kishte nisur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

Qytetarët janë ende në pritje, ndërkohë nuk dihet shkaku dhe arsyeja se përse janë bërë këto vonesa./albeu.com


Shtuar 14.11.2022 20:58