Në emisionin debativ “Klan Debat” në Klan Macedonia, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe mbi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke thënë se zvaritja e procesit nuk është në të mirë të vendit dhe rajonit.
“Anëtarësimi i vendit në BE është domosdoshmëri. Është pritje ë gjithë qytetarëve të RMV-së.
Çështjet paksa janë komplikuar në çështjen ë Bullgarisë. Unë kam qenë shumë optimist që në marrëveshjen për fqinjësi të mirë kam menduar që kjo çështje u përmbyll mirëpo nuk doli ashtu dhe kjo çështje është rihapur përsëri dhe i përngjan kutisë së pandorës.
Sa më shumë që zgjatet më shumë rriten tensionet. Në këtë situat neve na duhet një ndihmë ë fortë nga Brukseli nga NATO dhe nga SHBA-të.
Gjërat sa më shumë që shtyhen aq më shumë marrin karakter emocional. Aty ku fillon folklorizmi, ku fillon të trajtohet ë shkuara (historia) gjërat komplikohen”, ka vlerësuar kështu Ahmeti.