Ahmetaj fut në “sherr” mazhorancën dhe opozitën, çfarë po ndodh në Këshillin e Mandateve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve është ndërprerë për një pushim të shkurtër, pas replikave med deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ndërsa po diskuothej kërkesa e SPAK për heqjen e iminutetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, pasi akuozohet për 3 vepra penale dhe kërkohet arrestimi i tij, deputetët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura.

Duke parë situatën e krijuar brenda mbledhjes u vendos një pushim i shkurtër.

Debati është zhvilluar mes deputetëve të PD Ervin Salianji dhe deputetes së PS, Ermonela Felaj. Salianji ka kërkuar që mbledhaj të zhvillohet me dyer të hapura, ndërsa Felaj ka kërkuar që të jetë me dyer të mbyllura, për shkak të hetimeve.

Pas kësaj Salianji e ka akuzuar Felajn se nuk do që mbledhja të bëhet publike pasi është pjesë e dosjes.

/AbEu.com/


Shtuar 11.07.2023 16:50