Ahmetaj: Buxheti 2022 do të jetë historik, primare Reforma e Ujit

Zv kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se buxheti i vitit 2022 do të jetë më i madhi në histori.

Primar në vitin 2022 do të jetë reforma e ujit, që sipas tij do të njohë përmasa të panjohura më parë.

“Sa i përket pyetjes së parë s’ka borxhe të papaguara janë punë në proces të cilat paguhen në raport me dorëzimni e faturave dhe me dërgesën e faturave nga privatet te TVSH. Me buxhetin e ri do ketë pagesa të mëdha për projektet e infrastrukutrës, asaj  rrugore dhe të ujit. Avancimi i punëve do jetë i përputhur me pagesat për detyrimet që kemi ndaj kontraktorëve. Shumë shpejt ministrja dhe kryeministri do paraqesdin reformën e ujit që do jetë një nga reformat më të mëdha. Buxheti i digjitalizimit i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe infrastrukturës gjigande, që nga sakavica, tunele, porti i ri i durrësit… Mund të them se jemi para buxhetit më të mëdh në historinë e Shqiëprisë që fokusohet te qyteri në shërbim të qytetarit te infrastruktura”, tha Ahmetaj./albeu.com/