Agron Shehaj me akuza të forta: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër

Agron Sheha, kandidat në zgjedhjet e PD-së për postin e kryetarit ka deklaruar se sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër, por premton se nëse demokratët do i besojnë atij gjithçka do të ndryshojë.

“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet partia që fiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia.

Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.


Shtuar 5.06.2021 19:04