Agron Gjekmarkaj prezanton kandidaten e ASHM për Milotin: Koalicioni ynë përfaqëson alternativën më të mirë për qytetarët

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Milot, ku së bashku me kreun e PR Fatmir Mediu, kanë prezantuar kandidaten e ASHM, Melisa Vuthaj.

Gjekmarkaj shprehet se koalicioni përfaqëson alternativën më të mirë për qytetarët e Milotit dhe të gjithë Shqipërisë, ndërsa shtoi se programi që po u prezantohet qytetarëve përfaqëson alternativën më të mirë për Milotin dhe Shqipërinë.

“Koalicioni ynë nuk është vetëm një bashkim partish, është një bashkim idealësh dhe vizioni për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të begatë”, shkrusan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk e ndal ndryshimin, Fitore. Në Milot, së bashku me kreun e Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu, morëm pjesë në prezantimin e kandidaturës së ASHM-së, Melisa Vuthaj, e cila vjen si pjesë e koalicionit opozitar dhe përfaqëson Partinë Republikane, një forcë politike që ka qenë gjithmonë besnike ndaj vlerave të djathta dhe një aleate e qëndrueshme e Partisë Demokratike.

Ne besojmë fort se koalicioni ynë përfaqëson alternativën më të mirë për qytetarët e Milotit dhe të gjithë Shqipërisë.

Programi ynë është ndërtuar mbi baza të forta, ai synon zhvillimin ekonomik të zonës, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave dhe përmirësimin e ndjeshëm të mirëqenies sociale. Mbështetja për fermerët, biznesin e vogël, arsimin dhe shëndetësinë janë prioritete të padiskutueshme.

Ne duam një Milot që zhvillohet, që u jep mundësi të rinjve të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin e tyre. Koalicioni ynë nuk është vetëm një bashkim partish, është një bashkim idealësh dhe vizioni për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të begatë.


Shtuar 23.04.2025 09:31