Kreu i PAA Agron Duka do ti bashkohet protestës së 7 korrikut, e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha.
Ai tha se çështjet për të cilat bëhet protesta dhe problemet që ka sot bujqësia, do të dalë në protestën, që do të mbahet për një jave, në orën 19:00.
” Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e tj por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore etj,” është shprehur Duka.