“Agjërim të mbarë…”, Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha uron besimtarët myslimanë që sakrifica fisnike u shndërroftë në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare

Postimi i Bashës:

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Sakrifica juaj fisnike u shndërroftë në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare!

/AlbEu.com/


Shtuar 22.03.2023 20:04