Dianne De Jager do të shkonte në varrimin e nënës së saj por në momentin e mbërritjes ajo u shokua pasi trupi që gjendej në arkivol nuk i përkiste nënës së saj.
Më 1 gusht mbi 100 persona ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Margaret Locke në parkun Memorial Enfield të Adelaide.
Pasi kuptoi se ishte trupi i gabuar ajo shkoi të bisedonte me drejtorin e funeralit.
Ajo i tha drejtorit të funeralit se nuk ishte nëna e saj, ndërsa stafi insistonte se ishte padyshim ajo. Gjatë debatit të nxehtë, De Jager nxori një foto të nënës së saj në shtratin e vdekjes për të bindur drejtorin se nuk ishte nëna e saj.
“E zmadhova fytyrën dhe e vendosa pranë zonjës në atë arkivol dhe thashë: “Kjo nuk është nëna ime”, tha De Jager.
Drejt ri më pas kërkoi falje, por sugjeroi që shërbimi funeral të vazhdonte pavarësisht se trupi i gabuar ishte i pranishëm.
Vendimi për të vazhduar me funeralin e shqetësoi thellësisht familjen. Jesse Thatcher, nipi i Margaret, tha se funerali duhej të ishte shtyrë në mënyrë që shërbimi të mund të ishte mbajtur siç duhet.
Agjencia funerale i kërkoi falje familjes dhe tha se është rënë dakord që të kompensojë familjarët për gabimin./albeu.com